Flash News

KRYESORE

Konflikt në PD? Flet Grida Duma: Si janë marrëdhëniet e mia me Sali Berishën

Konflikt në PD? Flet Grida Duma: Si janë marrëdhëniet e mia

Grida Duma, e pyetur nga gazetarja e emisionit “Kjo Javë”, Nisida Tufa  në lidhe me marrëdhëniet me ish-kryeministrin Sali Berisha, është përgjigjur shkrurt se ka komunikim normal si me gjithë kolegët e tjerë.

Ndërsa  për komentin e Berishës se zëdhënësja e PD-së nuk mund të bëjë asnjë deklaratë publike, pa miratimin e grupit parlamentar, Grida nuk ka dashur të komentojë.  

“Askush nuk e kthen këtë çështje. Domethënë s’duhet t’i japim një vlerësim të natyrës së gjyqit, po është një qartësim nga qëndrimi i zotit Berisha të cilën as e komentoj e as e kam komentuar në asnjë rast tjetër. Vlen të thuhet që për mua debati i brendshëm duhet të mbetet i brendshëm. Nëse do ishte vlerësuar që debati i brendshëm të jetë i hapur, le të jetë i hapur....  Por vlen që rregullat e lojës të respektohen dhe për publikun”, u shpreh ndër të tjera Duma.

E pyetur në lidhje me komentin e Berishës se këshilltarët e Bashës janë mizerabël, sërish zëdhënësja e PD-së nuk ka dashur të komentojë.  

“Nuk kam asnjë koment për kontribuesit e PD-së.  Unë nuk jam përfshirë asnjëherë në koment të qëndrimeve të çdokujt”, shtoi më tej Duma.

Të fundit