Flash News

KRYESORE

Konflikt për pasagjerët mes dy furgonave, identifikohet autori i sulmit me armë në Fushë-Arrëz

Konflikt për pasagjerët mes dy furgonave, identifikohet autori i

Policia ka arritur të identifikojë personin që ka qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Poravë, në Fushë-Arrëz. Mësohet se ai ështe  49 vjeçari Lek Ndou, i cili qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të furgonit të Tonin Pepkolajt.

Sipas uniformave blu, drejt automjetit që u qëllua nuk ka pasur tjetër person përveç drejtuesit, ndërkohë që nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta.

Burime nga policia lokale thanë për gazetën Panorama se dy protagonistët janë konkurrent në profesion. Personi i shpallur në kërkim dhe T.P., ndaj mjetit të së cilit u qëllua me armë zjarri, punojnë të dy shoferë.

Më herët, ata kanë pasur një konflikt mes tyre për pasagjerë, thanë burime policore. Konkurrenca mes dy shoferëve duket se e ka agravuar aq shumë marrëdhënien mes tyre, sa këtë të premte konflikti u përshkallëzua edhe në përdorimin e armës së zjarrit.

Të fundit