Flash News

KRYESORE

Konfliktet mes bandave në Itali, vritet 39-vjeçari shqiptar në Torino

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Torino, ku ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë në spital një i ri shqiptar, ende i paidentifikuar. Sipas policisë italiane, një 39-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës në Torino. Mediat italiane raportojne se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, dhe shqiptari ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë në spital. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar policinë për të shtëna me armë zjarri rreth orës 03:30.   Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Torino, dhe sipas dëshmitarëve, kanë qenë dy persona të paidentifikuar që qëlluan me armë ndaj shqiptarit 39-vjeçar. Ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital, ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. Autorët qëlluan tre herë me armë, thotë policia italiane. Hetuesit dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jenë konfliktet mes grupeve shqiptare. Ndërkohë, mediat italiane nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarit të vrarë.

 

Të fundit