Flash News

KRYESORE

Konfliktet në Gaza, Argjentina anulon ndeshjen miqësore me Izraelin

Konfliktet në Gaza, Argjentina anulon ndeshjen miqësore me Izraelin

Nën presionin politik lidhur me konfliktet në Gaza,  Argjentina ka anuluar ndeshjen miqësore të Kupës Botërore me Izraelin.

Sulmuesi i Argjentinës, Gonzalo Higuain, u shpreh për kanalin sportiv “ESPN” se ndeshja ishte anuluar.

Gjithashtu Ambasada izraelite në Argjentinë konfirmoi  se ndeshja miqësore e futbollit mes dy vendeve nuk do të zhvillohej.

Në Ramallah në Bregun Perëndimor, shoqata palestineze e futbollit lëshoi një deklaratë duke falenderuar sulmuesin e Argjentinës Lionel Messi dhe kolegët e tij për anulimin.

Të fundit