Flash News

KRYESORE

Konflikti Basha-Patozi, caktohet negociatori brenda Partisë Demokratike

Konflikti Basha-Patozi, caktohet negociatori brenda Partisë Demokratike

Lulzim Basha ka vendosur të ngrijë funksionet e tij si kryetar i PD-së gjatë fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri, por kandidati tjetër, Astrit Patozi, e ka akuzuar atë për tentativë të manipulimit të garës.

Për shkak të ndasvie mes tyre, ‘Panorama’ raporton se në PD është caktuar një negociator për të vendosur rregulla të qarta të garës. Bëhet fjalë për Sekretarin e Përgjithshëm, Arben Ristani, i cili do të ndërmjetësojë nisjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Pesë kandidatë janë zyrtarizuar për këtë garë, Lulzim Basha, Astrit Patozi, Eduart Selami, Astrit Sinanaj dhe Erion Piciri.

Të fundit