Flash News

KRYESORE

Konflikti i vrasjes në ish-Bllok nisi për shkak të Elvana Gjatës; shoqërohej nga biznesmeni i fuqishëm

Konflikti i vrasjes në ish-Bllok nisi për shkak të Elvana

Konflikti në lokalin në ish-Bllok dyshohet se ka nisur për shkak të këngëtares së njohur në Shqipëri, Elvana Gjata. Është gazetarja e ‘News 24’, Klodiana Lala që jep më shumë detaje lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martianj me Laert Haton.

Sipas Lalës, këngëtarja Gjata shoqërohej nga  i fejuari i saj, biznesmen i fuqishëm në vend, dhe në momentin kur ndodheshin në lokal ajo është ngacmuar nga njerëzit e Martinajt.

“Sherri ka nisur për një këngëtare të njohur shqiptare. Në disa momente të caktuara personat kanë filluar ta ngacmojnë këngëtaren. Fillimisht ka nisur një sherr fizik dhe më pas në përdorimin e armëve. Ka gjithashtu dyshime se ky moment mund të jetë shfrytëzuar nga grupet e tjera kriminale. Policia po kërkon biznesmenin e njohur që shoqëronte këngëtaren, i cili ka impakt edhe në drejtësi”, deklaroi Lala.

Fillimisht gazetarja hezitoi të bëjë publik emrin e Elvana Gjatës, por pas këmbënguljes së gazetares në studio, emri u bë publik.

Gjithsesi, pistat e hetimit të policisë dhe prokurorisë janë disa për shkak të së kaluarës së Ervis Martinajt dhe njerëzve të tij.

Identifikohet autori i ekzekutimit në ish-Bllok, policia: Është ekspert i përdorimit të armëve

“Ervis Martinaj nuk është nga Burreli”, mësohet origjina e biznesmenit të plagosur

Vrasja në ish-Bllok, shoqërohet në komisariat Elvana Gjata

Të fundit