Flash News

KRYESORE

Konflikti me armë ku Rexhep Rraja u përfshi një ditë para zgjedhjeve parlamentare, çfarë njoftoi policia

Konflikti me armë ku Rexhep Rraja u përfshi një ditë para

Deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rraja ishte një emër jo shumë i dëgjuar për publikun, derisa oficeri i policisë Emiljano Nuhu e denoncoi publikisht se është kërcënuar me armë për të mos arrestuar djalin e tij.

Oficeri i policisë, pretendon se shtetasi Rexhep Rraja (djali i deputetit) ka dhunuar një vajzë nga Nikla dhe nën kërcënimin e armës e ka detyruar të tërheqë denoncimin. Po kështu Nuhu pretendon se në zyrën e tij, kanë shkuar Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja dhe në perzentë të tyre, vëllai i Rrahmanit i ka vënë pistoletën në kokë për të mos arrestuar djalin e deputetit.

Rrahman Rraja është zgjedhur deputet i parlamentit në qershor 2017 nga lista e PS-së për zonën e Fushë-Krujës. Një ditë para zgjedhjeve, Policia e Krujës bën me dije së Rexhepi, në bashkëpunimin me dy shtetas të paidentifikuar, kanë kanosur me fjalë e armë zjarri dhe goditur me grushta Besmir Sabri Karajn, i cili po shpërndante vlera monetare për persona të ndryshëm, në mbështetje të një partie politike që mbështeste.

Të fundit