Flash News

KRYESORE

Konflikti me ministrin Konjufca, ambasadorja Çitaku pranon largimin: Jam e padëshiruar

Konflikti me ministrin Konjufca, ambasadorja Çitaku pranon largimin: Jam

Vlora Çitaku nuk do të jetë më ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë vetë Çitaku e cila përmes një postimi në rrjetet sociale se e ka pranuar kërkesën e ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

“Sigurisht, unë do ta respektoj kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ndonëse e kam të qartë se ligjërisht vetëm Presidenti i Kosovës ka të drejtë të emërojë dhe shkarkojë Ambasadorët e Republikës së Kosovës, mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar. Megjithatë, besoj se e kam merituar një konsultim paraprak lidhur me propozimin në fjalë.

Si Ambasadore jam emëruar përmes çelësit politik. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, dhe është krejt e natyrshme që Qeveria e Kosovës të kërkojë zëvendësimin tim. Mirëpo, unë nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës”, ka shkruar ambasadorja e Kosovës në Uashington.

 

Të fundit