Flash News

KRYESORE

Konflikti me Rusinë në detin Azov, Ukraina shpall ligjin e luftës; e mbështet edhe Tirana

Konflikti me Rusinë në detin Azov, Ukraina shpall ligjin e

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit në detin Azov, ku anijet luftarake të Rusisë kanë goditur anijet ukrainase. Bushati thekson se mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe bën thirrje për përmbajtje.

“Shumë i shqetësuar për ngjarjet në detin Azov dhe ngushticën e Krech. Shqipëria shpreh mbështetjen e plotë për integritetin territorial të Ukrainë, përfshirë të drejtat e saj lundruese në ujërat e saj territoriale në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për përmbatje dhe kundër çdo përshkallëzimi”, shprehet Bushati.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Ministria e Jashtme e Kosovës.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka nënshkruar një dekret, në bazë të të cilit vendoset ligji i luftës në vend për 60 ditë. Shkak i vendosjes së ligjit të luftës është shkallëzimi i mëparshëm i situatës me Rusisë dhe Ukrainës pas incidentit të së dielës. Në ngushticën e Kertshit para Gadishullit të Krimesë një anije ushtarake kufitare ruse u përplas me një anije ukrainase, e cila u dëmtua rëndë. Më vonë tre anije ukrainase u morën nën kontroll nga forcat e armatosura ruse dhe u konfiskuan për shkak të shkeljes së kufirit detar, sipas tyre. Gjashtë marinarë ukrainas u plagosën. Sipas Shërbimit Sekret Rus, FSB, anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat territoriale ruse. Atyre u është bërë kërkesë të ndalen, por kjo nuk është respektuar.

Të fundit