Flash News

KRYESORE

‘Konflikti Meta-Rama, luftë gjelash’/ Deputeti: Çfarë do ndodhte nëse presidenti nuk anulonte 30 qershorin

‘Konflikti Meta-Rama, luftë gjelash’/ Deputeti:

I ftuar në emisionin ‘Real Story’, deputeti Lefter Maliqi foli edhe për raportin e Komisionit të Venecias në lidhje me veprimet e Presidentit Meta mbi qëndrimet e tij për 30 qershorin. Maliqi  tha se ky institucion nuk mund  të gjykojë pjesën e sigurisë kombëtare në vendin tonë.

“Sa i takon veprimeve të presidentit të republikës unë po e nis me gjykimin në thonjëza për deklaratën e tij në Komisionit Hetimor, kam thënë se është një shoë. Ky është një shoë për të mbuluar zgjedhjet e 30 qershorit, për të mbuluar krimin e organizuar.Unë kam qenë kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale, por e vërteta duhet thënë sic duhet. Komisioni i Venecias nuk është për të gjykuar sigurinë kombëtare në vend. Jemi në dijeni të këtij informacioni.

Sipas Maliqit, nëse Meta nuk do të shtynte datën e zgjedhjeve vendi do të kishte degjeneruar  në konflikte verbale dhe fizike. Për deputetin konflikti mes kryeministrit Edi Rama dhe institucionit të Presidentit është një luftë ‘gjelash’.

“Presidenti kur anuloi datën e zgjedhjeve disa ditë i bëri thirrje maxhorancës për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Nëse nuk do ndodhte shtyrja e zgjedhje do të kishe konflikte verbale dhe fizike nga jugu në veri. Unë dua t’u them diçka të vërtetë: Jemi në një krizë  të madhe politike dhe ekonomike në vend. Kemi trafiqe ku kapen persona me oriz.

Ne skemi Gjykatë të Lartë dhe  as Gjykatë Kushtetuese. Gjykata e Lartë i ka me mijëra dosjet. Ata janë në luftë gjelash mes tyre, sepse e njohim mirë njërin-tjetrin. Kjo është një zhurmë e madhe dhe vendi ka nevojë për deputetë që zgjidhen nga populli. Kemi deputetë që nuk dinë të lexojnë.  Unë them se Meta është vetë i zoti për të dhënë deklaratën e duhur”, theksoi Maliqi.

Të fundit