Flash News

KRYESORE

Konflikti në Elbasan, biznesmeni ngre 9 akuza ndaj policisë

Konflikti në Elbasan, biznesmeni ngre 9 akuza ndaj policisë

Biznesmeni Petrit Çela, pronari i tregut agro-ushqimor në Elbasan, ku ndodhi incidenti mbrëmjen e 18 shtatorit, ka kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda 7 oficerë të Policisë.

Nëpërmjet avokatit Bushi, Çela denoncon zv.drejtorin e Policisë së Elbasanit dhe 6 efektivë që ndodheshin me të natën e ngjarjes, për 9 vepra penale, që nga “shpërdorimi i detyrës”, deri te “kallëzimi i rremë”.

Në kallëzim, biznesmeni pretendon se deklarimet e policëve që kanë qenë në aksion janë të ndryshme nga ajo çfarë ka ndodhur në realitet. Avokati i Çelës u shpreh dje se ndaj djalit të biznesmenit, shtetasit Suel Çela, nuk ka asnjë urdhër ndalimi nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda.

“Me sa dimë ne dhe me aq sa na ka shpjeguar prokuroria, nuk është shpallur në kërkim”, u shpreh dje avokati. Sipas kallëzimit që është depozituar dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pretendohet se nga Policia janë shtrembëruar faktet dhe dinamika e ngjarjes, pasi sipas biznesmenit, nga filmimet e kamerave të sigurisë rezulton se veprimet e Policisë janë të kundërta nga ato që kanë deklaruar kur janë marrë në pyetje.

 

Akuzat e avokatit të Çelës ndaj efektivëve: 

“Shpërdorim detyre”, neni 248 i Kodit Penal

“Kryerja e veprimeve arbitrare”, neni 250 i Kodit Penal

“Shkelja e paprekshmërisë së banesës”, neni 254 i Kodit Penal

“Moskallëzim i krimit”, neni 300 i Kodit Penal

“Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, neni 301 i Kodit Penal

“Detyrimi për të kallëzuar provën”, neni 304 i Kodit Penal

“Kallëzim i rremë”, neni 305 i Kodit Penal

“Deklaratat e rreme përpara prokurorit”, neni 305/a i Kodit Penal

“Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, neni 305/b i Kodit Penal. 

Të fundit