Flash News

KRYESORE

Konflikti në Ukrainë, Zelensky telefonon Ramën: Shpresojmë për armëpushim në Donbas

Konflikti në Ukrainë, Zelensky telefonon Ramën: Shpresojmë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Përgjithshëm të OSBE-së, kryeministrin shqiptar Edi Rama në mënyrë që të koordinojnë përpjekjet për një zgjidhje paqësore në Donbas.

Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE-sëm i është zotuar që do ta ketë në krye të axhendës konfliktin Rusi-Ukrainë  për të gjetur një rrugë marrëveshjeje mes dy vendeve.

Presidenti Zelenskyy e ka falënderuar Kryesinë Shqiptare të OSBE-së për dhënien përparësi çështjes së rivendosjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda punës së Organizatës.

Zelensky ka shprehur hapur dëshirën për një armëpushim në zonën e luftës, Donbas. Në fund të bisedës, mësohet se kryeministri Edi Rama e ftoi Volodymyr Zelenskyy të vizitojë Shqipërinë.

Statusi në Twitter nga Zelenskyy:

Mirënjohës ndaj Edi Ramës që kupton se sa përpjekje dhe guxim i kushton popullit ukrainas rruga drejt lirisë.

Ne gjithashtu ndjejmë keqardhje për mungesën e lëvizjes së ndërsjellë të palës së kundërt në këtë drejtim.

Faleminderit OSBE për mbështetjen dhe shpresojmë për armëpushim në Donbas.

Të fundit