Flash News

KRYESORE

Konflikti për pronën, 43-vjeçari godet me thikë vëllanë dhe nipin në Bulqizë

Konflikti për pronën, 43-vjeçari godet me thikë

Ngjarja e rene ka ndodhur ne fshatin Ostren i Madh ne Buqize, ku raportohet se shtetasi Hiqmet Tola, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me thike vellane F.T, 52 vjeç, , dhe nipin A.T,  25 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive pronësie, ndërsa shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke parandaluar përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal, ku po marrin ndihmën e nevojshmë mjekësore.

Njoftimi i policisë së Bulqizës:

Policia e Bulqizës ndërhyn dhe parandalon një konflikt në familje

Me datë 13.05 2018, rreth orës 17.00, është marrë njoftim se në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, po ndodhte një konflikt në familje, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku falë
ndërhyrjes së tyre kanë parandaluar përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Shtetasi Hiqmet Tola, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me mjete prerëse shtetasit F.T, 52 vjeç, (vëllai), dhe A.T,  25 vjeç, ( djali i shtetasit F.T), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Gjatë këtij konflikti kanë marrë dëmtime të lehta edhe  shtetaset S.T, dhe A.T, ( nëna dhe  gruaja e shtetasit H.T), të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore nga mjeku në banesën e tyre.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.

Shtetasi H.Tola, është kapur nga policia, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, është shoqëruar në ambjentet e policisë ku po kryhen procedurat për arrestimin e tij, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Të fundit