Flash News

KRYESORE

Konflikti për shtëpitë në Jalë, Berisha denoncon Kodhelin: Vodhi 45 mijë metra tokë

Konflikti për shtëpitë në Jalë, Berisha denoncon

Ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë në debatin për banesat në Jalë që po prishen nga IKMT. Në bazë të një mesazhi që i ka mbërritur nga një pronar në Jalë, Berisha akuzon ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, se i ka vjedhur 45 mijë metra tokë familjes Bala.

Postimi i Sali Berishës:

Ja si vodhi ndrikull Trafiku 45000 m2 në Jalë!

Lexoni mesazhin e pronarit dixhital! sb

Mirëmbrëma i nderuari zoti Sali Berisha!Ju urojmë shëndet të plotë familjarisht! Na falni për shqetësimin në këtë orë të vonë! Jemi familja Bala nga Jali, miqtë tuaj. Na shqetëson një problem shumë serioz me skandalet që bën kjo qeveri. Ne kemi pronën pranë shtëpisë së pushimit ushtarak në Jalë, në 2016, Ministria e Mbrojtjes ka bërë mbivendosje në hipoteke, me 45 mijë metra, duke na përfshirë dhe pronën tonë. Kërkojmë dhe ndihmën tuaj, në do vazhdojmë dhe ligjërisht. Përzemërsisht familja Bala!

“Edi Rama, ti nuk je Jezu Krisht, je ISIS. Të na kishe hedhur bomba si Milosheviçi”, banorët në Jalë të pafuqishëm përballë IKMT

Përplasja me IKMT-në, deputetja me urgjencë drejt Jalës dhe publikon dëshminë me emër: Biznesmeni, mik i Edi Ramës nuk preket

 

Të fundit