Flash News

KRYESORE

Konflikti për stallën e derrave shkodranët padisin 6 gjyqtarë

Konflikti për stallën e derrave shkodranët padisin 6

Banorët e Bushatit në Shkodër kallëzojnë penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme 5 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë për shpërdorim detyre. Gjyqtarët e kallëzuar penalisht siç dhe shihni në këtë faksimile janë Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Ardian Nuni, Mirela Fana dhe gjyqtarja e shkarkuar pasi u dënua për korrupsion Majlinda Andrea.

Të përfaqësuar nga Simon dhe Ndoc Molla banorët kërkojnë që gjyqtarët të hetohen pasi kanë shkelur ligjin duke dhënë në të njëjtën gjykatë me të njëjtin objekt vendime të ndryshme në lidhje me konfliktin që këta banorë kanë me ndotjen e ajrit dhe ambientit që ju shkaktojnë stallat e derrave në atë zonë. Për Report Tv përfaqësuesit e banorëve shprehen se kanë vendosur të bëjnë kallëzim penal pasi prej 15 vitesh jeta e tyre është në rrezik dhe vendimi i Gjykatës së Lartë i ka kthyer ata në pikën fillestare aty ku në 2005 nisi dhe konflikti. Kjo padi e banorëve të Bushatit vjen në një kohë kur vetë Gjykata e Lartë këtë të enjte njoftoi mbarimin e mandatit për 5 gjyqtarë Evelina Qirjako, Arjana Fullani, Andi Celiku dhe dy të kallëzuarve penalisht Aleksandër Muskaj e Guxim Zenelaj.

Të fundit