Flash News

KRYESORE

Konflikti/ Taulant Balla: Presidenti po sillet si një kryetar alternativ i opozitës

Konflikti/ Taulant Balla: Presidenti po sillet si një kryetar alternativ i

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë sot përpjekje për të kanalizuar konfliktin Presidencë-Kryeministri, edhe brenda opozitës shqiptare. Gjatë një interviste në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, mbi çështjen ‘Cakaj’, Balla tha se “Meta ka marrë në një farë mënyrë lidershipin e opozitës.”

“Ne nuk kemi kohë për të humbur as me Ilir Metën që ka zbritur në fushën e betejës politike për të qenë në fushën e opozitës. Është më shumë prezent në opozitë presidenti, sesa kryetari i opozitës. Kabineti i ri do marrë votëbesimin në ditët në vijim dhe puna do vijojë sipas programit. Vëmendja jonë është për njerëzit dhe nuk do s’postojnë vëmendjen. Presidenti po sillet si një kryetar alternativ i opozitës”, tha ai.

Numri dy i socialistëve theksoi se “Meta i ka hequr të drejtën Parlamentit për t’u shprehur” sa i përket emërimit të Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm.

“Kjo është një përpjekje për t’i hequr vëmendje publikut nga ajo çfarë pritet nga institucionet e reja të drejtësisë”, tha Balla duke theksuar se çështja do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese.

Të fundit