Flash News

KRYESORE

Kongresi Amerikan me mision në Tiranë. A po i mbërrin opozitës 'mbështetja amerikane'?

Kongresi Amerikan me mision në Tiranë. A po i mbërrin

Një delegacion prej 15 vetësh, kryesuar nga Kongresmeni Republikan, Bob Goodlatte, Kryetar i Komitetit të Drejtësisë në Kongres, do të jenë në një 'mision urgjent' në Europë përfshirë edhe Shqipërinë. Delegacioni përbëhet nga nëntë kongresmenë Republikanë, parti që ka shumicën në Kongres, përfshirë këtu konservatorë si Steve King, Tom Marino dhe Jason Smith, njofton revista 'The American Spectator'. 

Përveç Shqipërisë, misioni i dërgatës do të shtrihet në Greqi, Bosnjë, Maqedoni, Kosovë dhe Itali.

Delgacioni Kongresional është nisur të shtunën dhe do të jetë në Europë për 10 ditë, gjatë një kohe që në Washington njihet si 'pushimet e Kongresit'.

Zyrtarisht delegacioni do të hetojë për lidhjet e Departamentit të Shtetit me Fondacionin e George Soros, në atë që 'Spectator-i' i quan 'politikat e dështuara, por ende në fuqi Obama-Soros'.

Disa prej kongresmenëve pjesë e delegacionit janë takuar gjatë vizitave në Washington me liderin e opozitës Basha, por edhe me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediun. Ky i fundit është takuar me kreun e delegacionit amerikan, Goodlatte, në fund të muajit të shkuar.

Prej kohësh, shefi i opozitës ka futur në retorikën e tij antipushtet lidhjet e George Soros-it me Edi Ramën dhe të majtën, dhe në këtë kuptim, duke marrë parasysh qellimin e misionit, ai do gjejë te dërgata amerikane një predispozitë miqësore.

Eshtë ironike lidhja e mbiemrit të kongresmenit amerikan, që kryeson dërgatën, me situatën në Shqipëri. Goodlatte mund të përkthehej në disa forma: 'mirë, por vonë'; 'e mira që vjen vonë'; por, edhe 'latte (kafe) e mirë'.

 

Të fundit