Flash News

KRYESORE

“Kongresi i Partisë Socialiste ishte kongresi i kapitullimit!”

“Kongresi i Partisë Socialiste ishte kongresi i kapitullimit!”

Lindita Metaliaj nga radhët e Partisë Demokratike komenton Kongresin e PS, të mbajtur ditën e shtunë.

Sipas ish-deputetes, ajo që ra në sy ishte vetëm nxjerrja në shesh e administratës së shtetit, ndërsa fton shqiptarët që të dalin në protestë më 13 prill.

“Kongresi ra në sy vetëm për nxjerrjen në shesh me pahir të administratës së shtetit, për mesazhe kërcënuese për punonjësit.

Ra në sy për gënjeshtra haptas dhe paturpësi, gënjeshtra për shifrat, gënjeshtra për "arritjet", gënjeshtra për gjithçka e për secilin.

Partia Socialiste nuk ka më çfarë i jep Shqipërisë. Nuk ka bilanc në ekonomi, ka shkaktuar vetëm papunësi dhe largim për azil. Ka dështuar rëndë në arsim. Ka dështuar në shëndetësi duke e bërë shëndetësinë më të shtrenjtë e më ta pakapshme. Prandaj të gjitha këto dështime spektakolare por me kosto për Shqipërinë, përpiqet t'i mbulojë me shfaqje, me propagandë, me gënjeshtra, me manipulim. Kjo qeveri duhet të largohet pasi është kthyer në pengesë për secilin shqiptar. Shqipëria duhet të ngrihet dhe mëkëmbet, duhet të fillojë edhe njëherë një start të ri, me reforma të vërteta, jo me manipulime.

Për ketë qëllim është e nevojshme protesta, sepse i duhet treguar Edi Ramës se shqiptarët nuk janë me të, se ai është pengesë për zhvillimin dhe përparimin. Prandaj me datë 13 prill të gjithë së bashku në protestë deri sa ta detyrojmë Edi Ramën të dorëzohet, për t'i hapur rrugë Shqipërisë.

Sepse Shqiptarët e duan Shqipërine si gjithë Europa!

Me 13 prill te gjithë në shesh!”, shkruan Metaliaj.

Të fundit