Flash News

KRYESORE

Kongresi i PS, Bardhi: Shpenzim marramendës që nuk arriti qëllimin propagandistik

Kongresi i PS, Bardhi: Shpenzim marramendës që nuk arriti

Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 u shpreh se Kongresi i PS është shpenzim marramendës që nuk e arriti dot qëllimin propagadinstik.

Bardhi tha se Rama foli me një gjuhë urrejtjeje ndaj opozitës, pasi prej kohësh e ka humbur qetësinë.

Kongresi sot ishte një shpenzim marramendës që nuk e arriti dot qëllimin propagadinstik, një mbledhje partia që tentuan ta kthejnë në shfaqje e nuk e bënë dot. Edhe fjalimi i mërzitur i Ramës e tregon këtë, e ktheu në fajlim urrejtje ndaj opozitës. Është nervoz dhe ka humbur prej kohësh qetësinë. Opozita është në rrugën e vet të drejtë. Nuk kemi nevojë të urdhërojmë punonjës të na bashkohen në aksionin tonë politik, sic bëri PS. As punonjësit e administratës nuk iu përgjigjën. Nga 16 shkurti është vrarë frika, regjimit të Ramës po i vjen fundi.

Ajo që Rama transmetoi tregon se ka një problem me veten e logjikën. Nuk jemi në këtë betejë për të fituar pushtet. Jemi në një betejë pasi cmojmë se Kuvendi nuk është në rrugën e duhur. Kanë dalë fakte tronditëse që tregojnë mënyrën si qeveria ka siguruar pushtetin. Beteja jonë është për shkëputjen e zgjedhjeve nga diktati i krimit të organizuar. Kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme dhe të përcaktojnë shqiptarët alternativën për drejtim. Të kemi zgjedhje ku dikton vullneti i qytetarëve.” – u shpreh Bardhi.

Të fundit