Flash News

KRYESORE

Kongresi i PS, ish-deputeti: Më zhgënjeu Elisa, ta ketë patur me interes sa u bë ministre?!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ironizuar qëndrimin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, gjatë Kongresit të djeshëm të Partisë Socialiste.

Në një status në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Elisa mbeti në nivelin e gjithë të tjerëve, ndërsa ironizon me krahasimet që ajo i ka bërë herë pas here shefit të saj Edi Rama.

Statusi:

Me zhgenjeu elisa sot!!! Mbeti ne nivelin e gjithe te tjereve!

Prisja nje kercim cilesor me rastin e kongresit!

Nga “ ne kemi komandantin e legjionit te nderit te Shqiperise , Edi Ramen” tek “Shqiperia qe beri skenderbeu yne Edi Rama” mendova qe sot do kishte bere ndonje gjetje me domethenese , nje superlative me te pershtateshme per kongres.

Nuk dua te besoj qe dhe elisa ta kete patur me interes, sa u be ministre dhe... Me siguri do jete ende e tronditur nga fakti qe Servantesi nuk e ka shkruajtur Don Kishotin e Mances, nga kulla e Surrelit. Po prape kam besim qe gjenia e saj do na mahnise

P.S

Do thote ndonjeri “c’ne qe merresh me elisen e jo me liderin ?” . Lideri mu duk me i pa vlere se kurdohere sot. Kur nuk arriti te eksitoje politikisht as elisen...

Të fundit