Flash News

KRYESORE

Kongresi i PS, ish-ministri nga shtëpia muze e Dritero Agollit: Ka shumë të vetëquajtur intelektualë që mungojnë edhe kur janë

Arben Malaj, ish-ministri i Financave në Qeverisë socialiste dhe një ndër figurat që flet publikisht për problemet në Partinë Socialiste ka kujtuar kontributin e të ndjerit Dritero Agolli në modernizimin e PS.

Nga shtëpia muze e shkrimtarit, Malaj flet për kongreset e partive politike, ku thekson se Agolli ishte një nga kontribuuesit më të spikatur nga radhët e PS.

“Çdo kongres i partive politike eshte ngjarje ku rikujtohen kontribuesit me te spikatur ne historinë e saj. Padyshim Ditero Agolli mbetet i përjetshëm ne inspirimin e nje kombi dhe ne modernizimin e PS-se. Ka personalitete qe flasin edhe kur mungojne ashtu sic ka edhe shume te vetquajtur intelektuale qe mungojne edhe kur jane. Nje vizite ne ambientin qe sot sherben si muzeu Nje foto edhe me lupen me te cilen Driteroj shkruajti aq shume libra dhe dha aq shume kontribute te spikatura. Mirenjohje te perjetshme Driteroit, misionarit te jashtezakonshem ne historine e kombit shqiptare”, shkruan Malaj, dy tre ditë para Kongresit të PS, të shtunën.

Të fundit