Flash News

KRYESORE

Kongresi nuk jep miratimin, bllokohet kandidatura e Kavalec për Ambasadore të SHBA-së në Shqipëri

Kongresi nuk jep miratimin, bllokohet kandidatura e Kavalec për Ambasadore

 

Kongresi amerikan ka bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec, e propozuar në postin e ambasadores së SHBA-së në Shqipëri.

Emri i saj është rikthyer sërish tek presidenti Trupm dhe tashmë është në dorën e këtij të fundit nëse do të propozojë sërish emrin e saj apo do të paraqes një emër të ri.

Emri i Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri mbërriti në Senat në 9 korrik të vitit 2018. Ajo njihet si një diplomate karriere, me një përvojë rreth 30-vjeçare si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në disa shtete.

Aktualisht, Kavalec shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Të fundit