Flash News

KRYESORE

“Kongresi i Papunësisë”, Blushi ironizon PS-në: Rilindja punësoi vetëm 20 banditë në parlament

“Kongresi i Papunësisë”, Blushi ironizon PS-në:

Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi ironzon Kongresin e Partisë Socialiste që premtoi 220 mijë vende pune duke e cilësuar atë si Kongresin e papunësisë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Blushi shkruan se ‘Rilindja’ ka punësuar vetëm 20 banditë në parlament.

Statusi i Blushit:

KONGRESI I PAPUNËSISË

Të shohësh se si premtojnë 220 mijë vende pune pasi premtuan 300 mijë në mandatin e parë dhe zbuan nga Shqipëria 300 mijë emigrantë të papunë, është për të qarë e për të qeshur. Në katër vjet, Vëllazëria e Vesit, apo ndryshe Rilindja punësoi vetëm 20 banditë në parlament dhe nja 20 të tjerë nëpër bashki.Të besosh se kta mund të punësojnë 220 mije shqiptarë është njëlloj si të besosh se pas katër vitesh do kenë futur në punë gjysmën e Maqedonisë, pasi shqiptarët e Shqipërisë do ja kenë mbathur nëse kta vijnë prapë në pushtet!

 

 

Të fundit