Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Kongresi/ Rama në rresht me Veliajn, distancë me Bushatin dhe Ahmetajn. Gjiknuri jashtë planit
Ka nisur në Tiranë kongresi i Partisë Socialiste. I pranishëm është edhe kryetari Edi Rama, në krah të të cilit qëndrojnë Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi.
Mënyra se si zyrtarët e PS janë ulur në sallë është një mënyrë për të kuptuar edhe klanet që janë krijuar në këtë parti, sidomos pas krizës që ka filluar në dhjetor të 2018-ës.
Në rresht me Ramën janë ulur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili mban në krah deputetët Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli.
Menjëherë në rreshin pas tyre janë ulur ata që njihen si ‘grupi i ligjeve’ në PS. Bëhet fjalë për deputetët Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Ermonela Felaj dhe Fatmir Xhafaj.
Nuk mund të kalojë pa vëmendje spostimi i madh i ish-ministrave Ditmir Bushati dhe Arben Ahmetaj. Ata janë (detyruar) ulur në një distancë të konsiderueshme nga vendi ku ndodhet kryeministri Rama, aq sa shihen me vështirësi në planet që transmeton ‘ERTV’.
Por ndërkohë që Bushati dhe Ahmetaj mund të dallohen në Kongres, ndonëse me vështirësi, në pikëpyetje është prania e ish-ministrit të Infrastrukutrës, Damian Gjiknuri. Në disa plane të ndryshme të sektorit ‘VIP’, Gjiknuri nuk duket gjëkundi.
Për shkak se drejtuesit e PS nuk kanë lejuar hyrjen e gazetarëve dhe të fotografëve në sallë, për momentin është vështirë të konfirmohet nëse Gjuknuri mungon në Kongres, apo thjesht ndodhet jashtë planit të kamerës.