Flash News

KRYESORE

Kongresmenia Cortez kundër rrjeteve sociale: Janë bërë rrezik për shëndetin e njerëzve

Kongresmenia Cortez kundër rrjeteve sociale: Janë bërë

Kongresmenia amerikane Alexandria Ocasio-Cortez është shprehur kundër qëndrimit në rrjete sociale edhe pse pranon se Facebook ishte i rëndësishëm për fushatën e saj politike, por sot ajo jo vetëm po heq dorë nga kjo platformë, por po fillon një fushatë kundër saj dhe rrjeteve të tjera sociale.

Gjatë një interviste për Yahoo News Ocasio-Cortez u shpreh: “Rrjetet sociale janë bërë një rrezik për shëndetin e njerëzve duke rritur izolimin, depresionin, ankthin, varësinë dhe shkëputjen nga realiteti”.

Ajo ka mbyllur profilin e saj në Facebook, por vazhdon të jetë aktive në rrjete të tjera si Twitter dhe Instagram.

Megjithatë, ajo ka thënë se po përpiqet të largohet pak nga pak.

“Ndonjëherë bëhem aktive duke postuar në Twitter gjatë fundjavës, por pjesën më të madhe unë i dedikohem përmbajtjes, kur është fjala për konsum dhe lexim unë e marrë fundjavën pushim”.

Të fundit