Flash News

KRYESORE

Konkurrencë mes ish-partnerëve, shqipja e Mozzik mposht gjermanishten e Loredanës; i pari në Gjermani

Duke qenë se para dy ditësh u publikua "e vjedhur" versioni audio i bashkëpunimit të Mozzik dhe Taynës, dyshja u detyruan të publikonin klipin e këngës më parë se ishte lajmëruar. Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, kënga ka përafërsisht 3 milionë klikime.

Por ajo që ka qenë surprizë është se kënga e tyre është e para në trendet e YouTube në Gjermani dhe në Zvicër. Kështu, Mozzik ka lënë pas ish-partneren e tij dhe mamanë e vajzës së tij, Loredanën.

Loredana renditet e 32-ta (e cila ka këngën në gjermanisht) e ndërsa "Edhe ti" e  Tayna-s dhe Mozzik është e para në Gjermani dhe Zvicër. Kënga e tyre, e cila është në shqip, është pritur shumë mirë nga publiku.

Kjo këngë përflitet se është dedikim për Loredanën, duke nënkuptuar se  fama dhe paraja ka "dehur" nënën e vajzës së tij.

Të fundit