Flash News

KRYESORE

Konkurrimi me një operator të vetëm, shpallet fituesi i koncesionit më të ri për Aeroportin e Kukësit

Konkurrimi me një operator të vetëm, shpallet fituesi i

Aeroporti i Kukësit është një premtim elektoral i Edi Ramës, por afatet e premtuara për nisjen e punimeve janë shtyrë jo vetëm njëherë. Por me 31 Janar 2019 është themeluar Kompania e Re Koncensionare për Aeroportin e Kukësit.

Të dhënat e bëra publike nga “Open Data Albania” bëjnë me dije se shoqëria është themeluar dhe zotërohej nga fituesit e tenderit, konkretisht: Bami SHPK për 70% të aksioneve dhe Global Technical Mechanics për 30%.

Kapitali themelues i shoqërisë është 10 milion lekë (të reja). Vlera e kontratës koncensionare si vlerë investimi është 7.999.393 Milion Euro, ndërsa afati i Kontratës është 35 Vite.

Lloji i koncesionit është R.O.T “Rikonstruksion Operim Transferim”. Koncesioni u konceptua pas një propozimi të pakërkuar nga shoqëria Kastrati, shoqëri e cila edhe pse mori bonusin me 10% nuk u paraqit në garë.

Konkurrimi u bë me një operator të vetëm që u shpall edhe fitues.

Shoqëria Koncesionare Kukës International Airoport SHPK është subjekt i themeluar për qëllime të veçanta dhe objekt veprimtarie zbatimin dhe përmbushjen e kushteve të kontratës së koncesionit midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (Autoritet Kontraktues) dhe kësaj shoqërie koncesionare, si dhe kryerjen e çdo aktiviteti tjetër të nevojshëm, ndihmës apo plotësues në funksion të zbatimit dhe përmbushjes së kushteve të kontratës së Koncesionit. Ndërsa administrator i kësaj shoqërie është Ridgers Mema.

Pasaporta e Koncesionit në Open Corporates Albania http://www.opencorporates.al/sq/nuis/L97531201R

Të fundit