Flash News

KRYESORE

Konkursi i Qeverisë, ironizon gazetari i ekonomisë: Dua punë një orëshe në muaj… CV ta dërgoj te Rama apo Agaçi?

Konkursi i Qeverisë, ironizon gazetari i ekonomisë: Dua punë

Ditën e sotme qeveria hapi konkursin për të interesuarit për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në njoftim bëhet e ditur se aplikimet hapen pasi tre anëatrë aktual të Këshillit Mbikëqyrës u ka përfunduar mandati, dhe sipas ligjit për Bankën e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave është institucioni përgjegjës për propozimin e tre anëtarëve të cilët zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi.

Tomorri, teksa ironizon thirrjen e Qeverisë shkruan, “Dua nje pune ku të punoj një orë në muaj, të paguhem mirë, të kem buxhet udhëtimesh për te parë ndeshjet e Interit, jo vetëm në Milano, por edhe transfertat si dhe të me japin ca tollona karburant për makinën”.

Ndërsa më tej shton, “Ku dërgohen këto CV-të për këshillin mbikqyres të Bankës se Shqipërise? Te Rama direkt apo tek Engjell Agaci? “.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 30 shtator ndërsa janë publikuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët.

Të fundit