Flash News

KRYESORE

Konsensus me opozitën parlamentare për Reformën Zgjedhore? Gjiknuri: Procesi i vështirë, por do gjenden kompromise

Konsensus me opozitën parlamentare për Reformën Zgjedhore?

Ka përfunduar mbledhja e komisionit për reforën zgjedhore.

Bashkëkryetari i kësaj reforme Damian Gjiknuri në një dalje për mediat njoftoi se u plotësuan grupet e punës për reformën zgjedhore. Ai shtoi se drafti i bërë publik do u dërgohet gjithë aktorëve.

Gjiknuri u pyet nga gazetarët se si do ta bindë opozitën e re për ta votuar këtë reformë.

“Nuk jam këtu të tregoj si do ta bind, është proces negociatash dhe konsultimi. Procesi është i vështirë, por politikanët për këtë janë të gjejnë edhe kompromise. Ne synojmë që të gjitha paketat ti kalojmë në dhjetor me konsensusin e aktorëve të tjerë në komision. Nëse do të kemi konsensus për rishikimin e sistemit, përfshirë edhe opozitën jashtë, do të bëjmë çmos. Paketa e administrimit zgjedhor do të jetë brenda nëntorit gati. Do të kemi të gjithë kuadrin ligjor sipas kërkesës së OSBE-së. Presim propozimin e opozitës parlamentare për sistemin zgjedhor që të hapin një debat”-tha Gjiknuri.

Të fundit