Flash News

KRYESORE

Konservatorët dhe Reformistët mbështesin plotësisht kërkesat e opozitës në Shqipëri: Qeveria teknike e domosdoshme

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë, ACRE, grupi i tretë më i madh në Parlamentin Europian mbështet plotësisht kërkesat e opozitës në Shqipëri.

“Në dritën e instabilitetit politik në rritje krizës qeveritare dhe listës së gjatë të skandaleve që janë bërë publik së fundmi, ACRE beson se vetëm një qeveri e re, e krijuar mbi një platformë të jetë politike, mund të garantojë fundin e këtij ngërçi politik dhe të rifitojë besimin e qytetarëve shqiptarë në proceset demokratike intetgruese europiane dhe sundimin e ligjit në vend. “- thuhet në deklaratën e ACRE,  ku bën pjesë edhe Partia Konservatore në pushtet e Britanisë së Madhe.

Në një deklaratë, ku mbështet bashkimin e Partisë Republikane me koalicionin opozitar,  ACRE e nxit atë të marrë hapa konkretë për të luftuar korrupsionin qeveritar dhe për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve, një grupim i qendrës së djathtë që po rritet me shpejtësi në Europë, shprehet se  shqetësimi në rritje për zhvillimet e fundit në Shqipëri ka të bëjë me korrupsionin e qeverisë aktuale.

Të fundit