Flash News

KRYESORE

Konsiderohet si pasardhës i kapitenit Agolli, shikoni si e trajton Panuçi mbrojtësin Aliji

Konsiderohet si pasardhës i kapitenit Agolli, shikoni si e trajton

Ekipi kombëtar vijon përgatitjet në prag të ndeshjes miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet në Elbasan Arena më 26 mars.

Trajneri Kristian Panuçi është parë mjaft i fokusuar duke udhëzuar lojtarët, të cilët duket se nuk i kanë kuptuar ende idetë e tij.

Megjithatë, gjatë stërvitjes së sotme më shumë përshtypje bënë shpjegimet me zell të italianit për mbrojtësin Naser Aliji, të cilin po e mësonte si të sillej në fushën e lojës.

Ndërkohë, 24-vjeçari që aktivizohet në Itali konsiderohet si pasardhës i kapitenit Ansi Agolli, i cili nuk është thirrur nga trajneri për këtë ndeshje për shkak të moshës.

Të fundit