Flash News

KRYESORE

Konsiderohet si zëvendësuesi i Fatmir Xhafajt; ky është qëndrimi i Taulant Ballës

Konsiderohet si zëvendësuesi i Fatmir Xhafajt; ky është

Pas publikimit të audio-përgjimit të Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, ka pasur lajme se deputeti Taulant Balla do të jete pasuesi i Fatmir Xhafajt në krye të dikasterit të rëndësishëm.

Vetë Balla, i pyetur nga gazetarët në emisionin “Tonight” nëse do të jetë ai zëvendësuesi i Xhafajt, ai u shpreh se i pëlqen të vijojnë të mbajë pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS.

 “Unë jam sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste. Mua nuk më lejohet të mbaj asnjë pozicion ekzekutiv. Dëshira ime është të vazhdoj të mbaj pozicionin që mbaj dhe më ka besuar Asambleja e Partisë Socialiste”, pohoi Balla.

Taulant Balla pranon skandalin: Dënimin e Agron Xhafajt e dinim që në vitin 2012-të; u gjend në vendin e gabuar

Të fundit