Flash News

KRYESORE

Konstitucionalisti Kristaq Kume: Ky është momenti kur opozita zyrtarizohet jashtë Parlamentit

Konstitucionalisti Kristaq Kume: Ky është momenti kur opozita

Konstitucionalisti Kristaq Kume ka shpjeguar të gjitha hapat që do të ndiqen nga deputetët e opozitës për të djegur mandatet. Në emisionin ‘Repolitix’, Kume theksoi se pasi dokumenti i dorëheqjes së deputeteve të mbërrijë në Parlament dhe të protokollohet nga Sekretari i Përgjithshëm, atëherë mandatet konsiderohen zyrtarisht të djegura pasi është konfirmuar vendimi edhe para Komisionit të Mandateve.

“Në momentin që ke bërë kërkesën për dorëzimin e mandatit, nuk je më deputet, më pas janë procedura të Sekretarit të Kuvendit”, tha Kume.

Sa i përket rolit të KQZ-së, konstitucionalisti tha se ky institucion nuk ka asnjë rol në dorëheqjen e deputetëve, por vetëm në njoftimin e kandidatëve pasardhës. Sipas Kumes, në momentin kur kërkesa e dorëheqjes mbërrin në Kuvend, ky institucion njofton KQZ-në për vakancën e deputetit dhe më pas vijon procedura për emërimin e deputetit të ri, që nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë nga krijimi i vakancës.

Referuar deklaratës së Kristaq Kumes, nëse deklarata e dorëheqjes së deputetëve dorëzohet nesër në Kuvend dhe ata e konfirmojnë atë para Komisionit të Mandateve, opozita zyrtarisht është e papërfaqësuar në institucionin më të rëndësishëm.

Dorëheqja e deputetëve të opozitës, Vasilika Hysi: Më bën përshtypje që deklarata është shumë politike

Të fundit