Flash News

KRYESORE

Konstitucionalistja Aurela Anastasi/ Pavlefshmëria e dekretit të Presidentit mund të vendoset vetëm me vendim gjykate

Konstitucionalistja Aurela Anastasi/ Pavlefshmëria e dekretit të

Reagimi i Kryeministrit Rama dhe maxhorancës socialiste për t’i zhvilluar zgjedhjet lokale në 30 qershor, edhe pas shfuqizimit të kësaj date nga Presidenti i Republikës, bie tërësish ndesh me Kushtetutën.

Konstitucionalistja Aurela Anastasi, është shprehur se është vetëm gjykata ajo që mund të bëjë vlefshmërinë ose jo të shfuqizimit të 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale. Në një intervistë dhënë për Deutsche Ëellen, Anastasi ka theksuar se  në këtë rast, Rama nuk legjitimohet të flasë si Kryeministër i vendit, por si kryetar i njërit prej subjekteve zgjedhore, Partisë Socialiste, ose koalicionit përkatës zgjedhor.

“Në këto kushte, ai nuk mund të marrë vetë vendime si Kryeministër ose Qeveri. Kjo është pavarësia zgjedhore që ka krijuar Kushtetuta. Por, ҫdo subjekt zgjedhor ka të drejtën e aksesit në institucionet e ankimimit. Në këtë rast, duke parë edhe jurisprudencën e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, që aktualisht nuk është funksionale, mendoj se dekreti i Presidentit të Republikës mund të ankimohet në Gjykatën Administrative, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar pajtueshmërinë e aktit të Presidentit të Republikës me Kodin Zgjedhor”, ka thënë Anastasi.

E pyetur nëse a është e ligjshme që Kryeministri Rama dhe maxhoranca socialiste e kanë konsideruar nul shfuqizimin e 30 qershorit nga presidenti Meta, për të zhvilluar zgjedhjet lokale, Anastasi është përgjigjur se pavlefshmëria e dekretit të Presidentit mund të vendoset vetëm me vendim gjykate.

Të fundit