Flash News

KRYESORE

Konstituohet kryebashkiaku i PS me dy emra, Shalsi: Nisim një kapitull të ri

Kandidati i PS në 30 qershor, Ilir Xhakolli ka marr sot zyrtarisht detyrën e kryebashkiakut të Pogradecit, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak. Xhakolli ka falenderuar qytetarët që e kanë votuar dhe ka premtuar se në katër vitet e ardhshme do t’iu shërbejë qytetarëve.

“I privilegjuar dhe i vetëdijshëm për punën e madhe që na pret, besoj fort se përgjegjësia që kanë marrë këshilltarët ashtu edhe unë si kryetar bashkie është e atillë që në këtë mandate, ne kemi detyrimin që jo vetëm ta bëjmë këtë një institucion me një fytyrë njerëzore që të ketë zemër për qytetarët e vet, por mbi të gjitha duhet të bëjmë kthesën e madhe që të kthejmë shpresën për brezin e ri të qytetit. Unë jam i gatshëm si kryetar bashkie që bashkë me të gjithë ju, ne të përmbushim këtë mision fisnik që qytetarët na kanë besuar në 30 Qershor”, shkruan ai në një postim në Facebook.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, i cili inkurajoi këshilltarët e rinj që të jenë sa më pranë njerëzve. Sipas tij, “tani do të nisë një kapitull i ri për Pogradecin”. “Kemi pushtetin qendror, por edhe vendor tashmë. Bashkia aktuale ishte një model sesi nuk duhet të menaxhohet një qytet. Duam të nisim një kapitull të ri për Pogradecin”, tha Shalsi.

Në formularin e vetëdeklarimit, ai ka pranuar se e ka ndryshuar mbiemrin nga Xhago në Xhakolli, mirëpo mohon se ka qenë i dënuar apo i proceduar ndonjëherë penalisht.

 

 

Të fundit