Flash News

KRYESORE

Konsulli shqiptar në Janinë nga Kakavija: Jemi në negociata me palën greke që të hapë kufirin edhe gjatë natës

Konsulli shqiptar në Janinë nga Kakavija: Jemi në negociata me

Konsuolli shqiptar në Janinë Eltion Verleni, në një dalje për mediat, deklaroi se është duke u negociuar, që pala greke të mund të hapë kufirin edhe gjatë natës në Kakavijë.

“Kemi folur me palën greke. Ata kanë shtuar sportelet, nga 2 janë bërë 3 sportele. Gjithashtu është rritur stafi i palës greke. Po negociojmë që pala helene të hapë kufirin edhe gjatë natës”, tha Verleni.

Po ashtu Verleni tha se shpreson që deri në orën 22:00 të kalojnë rreth 4 mijë qytetarë:

“Jemi prej tre ditësh në negociata me palën greke. Shpresojmë që deri në orën 22:00 të kalojnë të paktën 4 mijë qytetarë. Jemi në negociata me palën greke prej 3 ditësh edhe për shtimin e mjekëve apo të sporteleve. Deri tani, situata është e jashtëzakonshme."

 

Të fundit