Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Konsultimet me miqtë europianë, kandidati për deputet i LSI takon eurodeputetin Fleckenstein
Kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 2017, Ralf Gjoni ka sërish mundësi të marrë mandatin e deputetit. Gjoni është pjesë e listës së Tiranës nga radhët e LSI, ndërsa mundësia për të marrë mandatin i është krijuar pas vakancave të krijuara në parlament si pasojë vendimit politik të opozitës për dorëheqje.
Gjoni duket se ka kërkuar ndihmën e raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein, i cili vizitoi Tiranën së bashku me një delegacion të PE. Gjoni ka postuar foto nga takimi me Fleckenstein.
“Me mikun tim të mirë Knut Fleckenstein MEP duke diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë, nën diellin e Tiranës që po ndriçon”, shkruan Gjoni edhe pse në përgjigjet ndaj komentuesve thotë se nuk ka ende një vendimmarrje për këtë cështje. “S’kam asnjë vendimmarrje dhe asnjë mendje se si do shkojë kjo punë. Shpresoj shumë që të rikthehen në Kuvend e të mos krijojnë probleme kot”, shkruan Gjoni.