Flash News

KRYESORE

Konsultimet për datën e zgjedhjeve, Rama shkon vetë në Presidencë për takim me Metën

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkojë vetë në Presidencë për t'u takuar me kreun e shtetit Ilir Meta për konsultime për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen në periudhën prill-maj të vitit që vjen. Lajmi konfirmohet nga burime brenda PS-së dhe mësohet se Rama do të shoqërohet dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla.

Takimi mes Ramës dhe Metës do të mbahet ditën e nesërme në orën 11:00. Ky takim vjen pas ftesë së dërguar nga presidenti Ilir Meta drejtuar krerëve të palëve politike, duke përfshirë dhe deputeten Rudina Hajdari.

“Presidenti i Republikes, fton ne takim diten e premte, ora 11:00 prane institucionit te Presidentit te Republikesm kryetarin e PS, Edi Rama, apo persona te tjere te autorizuar prej tij” thuhej në ftesën e Metës dërguar kreut të grupit parlamentar të PS-së dhe kreu i qeverisë ka zgjedhur të shkojë vetë në takim me Metën.

Pas takimit me Ramën, presidenti Meta do të takojë në orën 12:00 kreun e PD-së Lulzim Basha dhe në 17:30 deputeten Rudina Hajdari.

 

 

Të fundit