Flash News

KRYESORE

Konsumoi fostoksinë, ndërron jetë në spital 62-vjeçarja nga Vlora

Konsumoi fostoksinë, ndërron jetë në spital

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës, pasi kishte konsumuar fostoksinë. Nuk dihen ende detajet e plota të ngjarjes, ndërkaq policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetësia F. Ç., 62 vjeçe, banuese në Panaja, Vlorë, e cila më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fostoksinë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

Të fundit