Flash News

KRYESORE

Konsumoni papaja çdo ditë, lufton sëmundjet e zemrës, diabetit dhe kancerit

Konsumoni papaja çdo ditë, lufton sëmundjet e zemrës,

Përfitimet shëndetësore të frutit tropikal, papajës, shkojnë përtej shijes së ëmbël që ka.

Konsumimi i rregullt i papajës zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, dhe kancerit. Përveç kësaj, papaja është shumë e dobishme për përmirësimin e tretjes dhe glukozës në gjak, kontrollin e diabetit, uljen e presionit të gjakut.

Papaja ka shumë vitaminë C, edhe pse nuk është agrume. Në fakt, papaja përmban 144% të marrjes së rekomanduar ditore për këtë vitaminë, që e bën atë jashtëzakonisht efikase në luftën kundër infeksioneve dhe radikaleve të lira, për shkak të faktit se vitamina C është një antioksidant i fuqishëm. Fruti tropikal është gjithashtu një burim i pasur i vitaminës A, e cila është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe mukozës.

Në fakt, vitaminë A është më e dobishme për përmirësimin dhe ruajtjen e shëndetit pamor, që e bën atë një mjet të fuqishëm në luftën kundër degjenerimit makular.

Burimi: Healthdigezt

Të fundit