Flash News

KRYESORE

Kontaktet me të akuzuarin për trafik droge, arsyeja përse u shkarkua prokurori i Krimeve të Rënda

Kontaktet me të akuzuarin për trafik droge, arsyeja përse u

Prokurori i Krimeve të Rënda Përparim Kulluri kishte probleme me pasurinë e po ashtu kishte kontakte me një person problematik, e këto ndikuan në vendimin për ta shkarkuar atë nga detyra. Në një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar DSIK dhe në mendimin e vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, rezulton se figura e hetuesit krijonte dyshime.

Komisioni gjeti se Kulluri nuk kishte kryer hetime të thelluara në një rast të dyshuar ndaj një prokuroreje të Matit, të akuzuar për korrupsion. Sipas KPK-së, edhe pse ky fakt nuk ishte shkarkues në vetvete, moskryerja e asnjë veprimi hetimor për një vit cënonte besimin e publikut te drejtësia.

Kulluri, prokuror i Krimeve të Rënda prej vitit 2004 ka drejtuar për pesë vjet edhe Prokurorinë e Shkodrës. Me dekret të Presidentit të Republikës, ai është rikthyer sërish si prokuror i Krimeve të Rënda, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arsyeton se prokurori Kulluri ishte përpjekur të fshihte kontaktin me një person të identifikuar si A.B, i dënuar për trafik droge.

Kulluri, i cili u shkarkua nga KPK më 6 nëntor, pranoi njohjen me personin në fjalë, por mohoi të dinte problemet e tij me ligjin. Ai po ashtu mohoi që të kishte pasur dijeni se një makinë që ai e kishte përdorur edhe për të udhëtuar jashtë vendit, ishte në pronësi të A.B.

Megjithatë, Komisioni provoi se Kulluri kishte përdorur makinën për të kaluar kufirin e kjo nuk mund të bëhej pa pasur një akt nga pronari i mjetit. “Mosvënia në dispozicion e këtij akti tregonte përpjekjen e prokurorit për të fshehur kontaktin e papërshtatshëm.”, argumenton KPK.

Të fundit