Flash News

KRYESORE

Kontenierët me drogë/ Sinjali u dha nga DEA amerikane, ja kush e zëvendësoi kokainën me oriz në Portin e Pireut

Kontenierët me drogë/ Sinjali u dha nga DEA amerikane, ja kush e

Autoritetet greke zbuluan në portin e Pireut nëpërmjet një sinjali të dhënë nga DEA amerikane, 137 kilogramë kokaninë që vinte nga Ekuadori dhe që si destinacion final kishte Shqipërinë.

Droga ishte fshehur në motorët e frigoriferëve në katër kontenierë me banane, të porositura nga një kompani shqiptare, e cila operon në treg nga viti 2011.

Sipas Balkanëeb, autoritetet e vendit fqinj informuan policinë menjëherë sapo zbuluan sasinë e gjetur të drogës, dhe një grup hetimor udhëtoi me urgjencë për në Greqi. Në portin e Pireut, ku kontenierët kaluan tranzit, autoritetet vendosën ta zëvendësonin drogën me oriz dhe brenda pakove u vendos GPS.

Pas mbajtjes në vëzhgim të kontenierëve në portin e Durrësit, prokuroria zbuloi se personi kyç në linjën e trafikut ishte Gentian Malindi, pronari i një anije peshkimi, i skeduar më herët për trafik hashashi. Bashkëpunëtorë të tij ishin oficeri i sigurisë në port, Ardian Bega dhe Altin Mislihaka.

Me ndihmën e Begës, i cili kishte mundësi të hynte në port, ata hapën njërin nga kontenierët pas shumë mundimesh dhe morën 22 pako të mbështjella ne natriban dhe u nisëën drejt Kavajës.

Kur kanë arritur tek një tunel pranë Kavajës, trafikantët kanë vendosur të kontrollojnë mallin për të kuptuar nëse ngarkesa ishte në rregull. Kur kanë hapur pakot ata janë gjendur përpara një surprize të pakëndshme, pasi kuptuan se kishin rënë në kurth. Pakot nuk ishin të mbushura me kokainë, por me oriz.

Gentian Malindi, pronar i anijes ‘Anyëay’, është shpallur në kërkim. Ndërsa dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë u arrestuan në qytetin e Durrësit.

Nga hetimet mësohet se Altin Mislihaka ka qenë i punësuar nga Malindi si ndihmës i tij në peshkim dhe për mirëmbajtjen e anijes.

Oficeri i sigurisë së Portit, Ardian Bega, i cili ka përdorur dokumentin e tij për të hyrë e dalë nga Porti, ka pranuar para hetuesve se ka njohje me Malindin dhe ka qenë ai që i kërkoi të hapte kontenierët për të nxjerrë prej andej një ngarkesë.

Bega thotë se ai i premtoi para në këmbim, por mohon të ketë lidhje me trafikimin e drogës. Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Begës dhe Mislihakës.

Të fundit