Flash News

KRYESORE

Kontrabanda në Qafë-Thanë/ Berisha: Kushërinj e baxhanakër të pushtetarëve të organizatës kriminale “Rilindja”

Kontrabanda në Qafë-Thanë/ Berisha: Kushërinj e

Nëntë persona janë arrestuar dje nga policia në Qafë-Thanë pasi dyshohet se kanë kontrabanduar 2100 goma. Mes personave që u vunë në pranga ishte edhe shtetasi Stefan Hila, baxhanaku i deputetit të PS, Ilir Xhakolli.

Në një postim të bërë publik në Facebok, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha duke shkruar se aty ku është pushteti është edhe krimi.

“Kontrabandistët vëllezër, kunetër, kushërinj e baxhanakër të sojit të pushtetarëve mafiozë të organizatës kriminale” Rilindja”, shkruan Berisha, duke publikuar edhe denoncimin e qytetarit digjital.

Postimi i plotë:

Aty ku eshte pushteti eshte krimi!

Kontrabandistet vellezer, kuneter, kushurinj e baxhanaker te sojit te pushtetareve mafioze te organizates kriminale” Rilindja”.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor dua te denancoj rastin e kondrabandes qe ndodhi dje ne qaf thane qe u kapen 2100 goma.Para nje viti pe kan arrestuar nje te afermit e mi kta plerat e rilindjes vetem se po kalonte goma per shtepin e vet ndersa sot qe behet gjith ky korrupsion nga kta kontrabandorilindso askush nuk ka per tu denuar.nuk denohen doktor se pronari i gomave esht kusheriri i pare i deputetit famkeq zotiti Ilir xhangolli ndersa kryedoganjeri pergjegjsi i turnit esht baxhanaku i famkeqit ilir xhangolli.ky deputet e ka zaptuar pogradecin ne cdo cep,institucionet i ka ky prokurorin sotir kllapi e ka prap ky kryebandit qe e perdor per te ndihmuar kriminelet se po afrojne zgjedhjet lokale.ju lutem zoti berisha publikijeni qe te tremben sado pak dhe ti len ne burg kta kondrabandiste qe ngelen duke mbushur cantat e keti plerodeputiti.anonim te lutem

Të fundit