
Flash News
Dhunohet polici në Kukës, e presin poshtë shtëpisë dhe e rrahin me sende të forta
100 ditë apo 16 vite?
Sarandë/ Materialet zgjedhore mbërrijnë për 11 majin nën mbikëqyrjen e policisë dhe ushtrisë
Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Gjirokastër
Nga marrëveshja për detin me Greqinë te lidhja Rama-Soros, Berisha flet për median greke
Kontrabandë veshjesh në Kapshticë, arrestohen në flagrancë tre doganierë dhe dy policë
7 persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës mbrëmjen e djeshme, tre prej tyre doganier, dy punonjës policie dhe dy shtetas janë shpallur në kërkim.
Në hyrje të qytetit të Bilishtit, shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë duke transportuar në bashkëpunim 22 ngarkesa me veshje të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, me mjetet tip ‘Mitsubishi’ me targë AA 478 HV; ‘Volkswagen’ me targë AA 857 FI dhe një mjet kamion me targë AA 233 PT.
Policia bënë me dije se të arrestuarit janë Frorenc Gaxho, përgjegjës turni në Kapshticë, Fredi Blushi doganier, Gentian Keço doganier, Sali Dervishi kontrollues në doganë.
Të arrestuar janë edhe Klodian Korcari, Xhuliano Skënderasi, Gazmir Shkembi dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, G.A dhe S.Sh.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme Sektori i Hetimit Kundër Narkotikëve e Trafiqeve, Sektori për Hetimin kundër Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Korçë, pas një pune të mirëfilltë policore goditën një tentativë për kontrabandë me mallra.
Policia dhe SHÇBA arrestuan në flagrancë 7 persona, nga të cilët 3 doganierë, 1 punonjës policie, 3 shtetas, si dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Veprimet u finalizuan me sukses përgjatë operacionit të koduar “Mjegulla”.
Të arrestuar janë:
– Flobenc Gaxho, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni në doganën Kapshticë;
– Fredi Blushi, 56 vjeç, me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë;
– Gentian Keco, 33 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll me detyrë doganier
– Sali Dervishi, 53 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, me detyrë punonjës policie, kontrollor në Kapshticë;
– Klodian Korçari, 42 vjeç, banues në Bulgarec, Korçë;
– Xhuliano Skënderasi, 34 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq;
– Gazmir Shkëmbi, 34 vjeç, banues në Dvoran, Korçë;
Ndërsa shtetasit G.A., 32 vjeç dhe S.Sh., 53 vjeç, u shpallën në kërkim.
Në hyrje të qytetit të Bilishtit, shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë duke transportuar në bashkëpunim 22 ngarkesa me veshje të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, me mjetet tip ‘Mitsubishi’ me targë AA 478 HV; ‘Volkswagen’ me targë AA 857 FI dhe një mjet kamion me targë AA 233 PT.
Ngarkesa me veshje u transportua nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës. 5 shtetasit e sillnin sasinë e veshjeve deri në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës me një kamion, të cilin e parkonin në doganën greke dhe më pas brenda ditës kalonin 3-4 herë drejt tokës shqiptare mallrat, me mjete të tjera më të vogla transportuese. Mallrat janë futur kontrabandë nëpërmjet Degës Doganore Kapshticë pasi nuk kanë kryer praktikat doganore.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim” dhe po vijnë hetimet për zbulimin e persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Të fundit









Berisha nga Durrësi akuza Sakos e Gjushit: Terroristë të zgjedhjeve
6 Maj 2025, 21:13

Materialet zgjedhore të 11 Majit mbërrijnë edhe në Lezhë
6 Maj 2025, 20:53






U rrëzua me parashutë në Himarë, Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit
6 Maj 2025, 19:30
100 ditë apo 16 vite?
6 Maj 2025, 19:12










Bardhi akuzon drejtorin e Policisë Fier: Po pengon fushatën e PD
6 Maj 2025, 17:17
Skandali/ Eduart Shalsi bën fushatë brenda komisariatit të Kukësit
6 Maj 2025, 16:56






Ndalohet një i dyshuar për spiunazh në Kosovë!
6 Maj 2025, 15:47

Rihanna në pritje të fëmijës së tretë!
6 Maj 2025, 15:22
Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Gjirokastër
6 Maj 2025, 15:14
LDK-ja propozon qeveri tranzicioni
6 Maj 2025, 15:03


Incidenti në Korçë, gjykata liron vëllain e Bledion Nallbatit
6 Maj 2025, 14:27
Kopliku: Vota në 11 maj për PD-ASHM është ndëshkimi i merituar për Ramën
6 Maj 2025, 14:21
"Caligula rilindas", karikatura perlë e Bujar Kapexhiut për Ramën
6 Maj 2025, 14:12


Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro
6 Maj 2025, 13:52




Krimet zgjedhore, SPAK bën bilancin: Deri tani janë bërë 115 kallëzime
6 Maj 2025, 13:00
Sherr mes dy familjeve në Has, dy persona të lënduar
6 Maj 2025, 12:53
Vokshi përpara SPAK: Nuk tërhiqem nga akuzat për Vilma Nushin
6 Maj 2025, 12:33





Shembja e masivit të kromit, ende asnjë shenjë nga vjeçari në Klos
6 Maj 2025, 11:29
Xhaferri: Bandat e krimit punojnë për deputetët që duan
6 Maj 2025, 11:19
Zhupa në Ksamil: ‘Maldivet e Europës’ u kthyen në një kosh plehrash
6 Maj 2025, 11:10
Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë
6 Maj 2025, 11:00
Rënia e euros po nxit importet në sasi, u rritën 14% në 2024
6 Maj 2025, 10:56
Aksident në Roskovec, plagosen dy pasagjerët
6 Maj 2025, 10:47


PD denoncon në SPAK krimet zgjedhore në Peshkopi
6 Maj 2025, 10:18
Shtyhet seanca ndaj Mediut, shkak raporti mjekësor i Irena Gjokës
6 Maj 2025, 10:08
Dy aksidente në Elbasan, raportohet për 1 viktimë dhe 2 të plagosur
6 Maj 2025, 09:52


Rama presion qytetarëve: Ose votoni PS-në, ose mos votoni fare
6 Maj 2025, 09:15
Nga mbrojtja deri te emigracioni, çfarë premton qeveria e re gjermane?
6 Maj 2025, 09:08
Pas 1245 ditësh në detyrë, Scholz largohet nga posti i kancelarit
6 Maj 2025, 08:55


‘Bursa e votës’: Shkodra mes rivalitetit PS-PD dhe faktorit “Doshi”
6 Maj 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
6 Maj 2025, 08:23
Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti gjatë ditës
6 Maj 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Maj 2025, 07:50

Topalli: Partitë e vogla nuk kanë shans me marrë mandat
5 Maj 2025, 22:42
Zyrtarët e PS në burg për korrupsion, Rama: Nuk jemi studio avokatie
5 Maj 2025, 22:36



Alimehmeti: PD në Tiranë merr më shumë se 12 mandate
5 Maj 2025, 21:34


Berisha: Rama e njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin Pashën
5 Maj 2025, 21:01




