Flash News

KRYESORE

Kontrabandisti shqiptar bie në ‘grackën’ e gazetarëve britanikë: Dy mënyrat që përdoren për kalimin e emigrantëve në Angli

Kontrabandisti shqiptar bie në ‘grackën’ e gazetarëve

Tragjedia me 39 emigrantët e gjendur të pajetë në një kamion në Angli ka rikthyer vëmendjen te kalimet ilegale, kryesisht nga ana e shqiptarëve.

“Dailymail”, media e njohur britanike ka publikuar rastin e një shqiptari kontrabandist për kalimin e emigrantëve në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe kundrejt shumave të caktuara të parave.

Shqiptari i identifikuar si Kastrijot Ahmati, i cili jeton në Walthamstow ka rënë 'pre' e gazetarëve anglezë, të cilët kanë regjistruar bisedën, duke u shtirur si emigrantë.

Sipas bisedës, reporterët zbuluan se shqiptari me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, me pseudonimin ‘Kace Kace’ bënte kontrabandimin e emigrantëve, përmes dy mënyrave të kalimit në ‘tokën e ëndrrave’.

E para, duke përdorur dokumente false, kundrejt 17 mijë paundëve, ose nëpërmjet një kamioni që niset zakonisht nga Belgjika me 14 mijë paund.

Kur gazetarja i tha shqiptarit se me kamion ndihej e frikësuar të kalonte, pasi i përmendi rastin e tragjedisë së zbuluar në Essex me 39 emigrantë të vdekur, shqiptari e cilësoi si ‘çështje fati’.

Anglia është shndërruar në një prej destinacioneve më të lakmuara për shqiptarët që duan të emigrojnë jashtë shtetit.

Prej vitesh me qindra shqiptarë kanë marrë arratinë për në ishullin britanik, shumica prej tyre në mënyrë të jashtëligjshme.

Të fundit