Flash News

KRYESORE

Kontradikta për teatrin/ Pasi votuan pro shembjes, PDIU me deklaratë zyrtare: Jemi në krah të artistëve

Kontradikta për teatrin/ Pasi votuan pro shembjes, PDIU me deklaratë

Një ditë pasi dy prej deputetëve votuan pro shembjes së teatrit bashkë me socialistët, Parti Drejtësi, Integrim dhe Unitet del me një deklaratë zyrtare dhe sqaron se solidarizohen në krah të artistëve.

Nga ana tjetër, kujtojmë se dy prej depetëve të PDIU, Elena Xhina dhe Dritan Bici bashkuan votat dje me socialistët, duke miratuar kështu projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Deklarata e plotë:  

PDIU solidarizohet me artistët dhe për teatrin duhet të vendosin me referendum qytetarët e Tiranës

Dje në Parlament u votua akti që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, një ndërtesë pasuri kulturore e shpirtërore e vendit. PDIU sot shpreh solidaritetin e saj dhe është në krah të artistëve, atyre që i dhanë kulturë, art e emocione këtij vendi.

PDIU është me Teatrin si një ndër simbolet e këtij qyteti. Simbole të tilla në çdo vend të botës ruhen e restaurohen, po mesa duket Teatri Kombëtar u trajtua si një simbol për tu sulmuar dhe ndërkohë është një ndërtesë që kontraston me gjithë shëmtirat urbane të ndërtuara përgjatë këtyre viteve të tranzicionit …

Pdiu beson se për Teatrin, e vetmja ndërtesë me shpirt e pamje në mes të Tiranës, e cila është pronë e shumë brezave dhe e qytetarëve të Tiranës do duheshin pyetur ata e jo pushteti i radhës. Për të vendosur për Teatrin do duhej të zhvillohej referendum, sic bën çdo qytet normal. Por në vend të referendumit ata që me arrogancë i kishin vënë syrin bënë me forcën e kartonave aktin e paprecedentë e antikushtetues për miratimin e një ligji të veçantë, për të përligjur prishjen e Teatrit, e rrëmbimin e pronës publike.

Pikërisht, për ti dhënë fund vandalizmit e arrogancës së çdo pushteti përballë qytetarëve,

PDIU bën thirrje të përsëritur që të ndryshojë ligji për referendumet, që do ti mundësonte qytetarëve demokracinë direkte për fatet e tyre.

Të fundit