Flash News

KRYESORE

Kontradiktat e Lleshajt, Edi Rama shmang ‘arrestimin’ në reagimin për Klement Balilin

Kontradiktat e Lleshajt, Edi Rama shmang ‘arrestimin’ në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për dorëzimin e Klement Balilit në organet e drejtësisë. Në postimin në ‘Twitter’, Rama është kujdesur që të shmangë përcaktimin nëse Balili është vetëdorëzuar apo është arrestuar nga policia, ndonëse këtë të fundit e falenderon për zhvillimin e rëndësishëm.

“Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH”, shkruan Rama.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u paraqit kontradiktor në konferencën për mediat. Në fjalimin e shkruajtur paraprakisht ai njoftoi për arrestimin e Balilit, ndërkohë që pas pyetjeve të gazetarëve foli për negociata dhe dorëzim të ‘Eskobarit të Ballkanit’.

U arrestua apo u vetëdorëzua? Në vetëm 4 minuta konferencë, Sandër Lleshaj kontradiktor për Klement Balilin 

Lleshaj në konferencë për Balilin, gazetarja Lala: Nuk është sukses i Policisë së Shtetit

Të fundit