Flash News

KRYESORE

Kontradita mes ALUIZNI-t dhe ARRSH për ‘Unazën e Re’; 317 apo 207 familje mbeten pa shtëpi

Kontradita mes ALUIZNI-t dhe ARRSH për ‘Unazën e Re’; 317

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka hedhur poshtë deklaratat e drejtorit të ARSH, Afrim Qendro për numrin e shtëpive që do shemben nga projekti i ‘Unazës së Re’.

“Kemi dalë në terren dhe kemi bërë vlerësimin paraprak. Nga ky kontroll na del se në total janë 317 objekte, të cilat janë 163 janë në proces legalizimi, të cilat do të skualifikohen dhe 123 objekte janë me certifikatë prone”, pohim Qendro, pak ditë më parë.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’, Lame dha një shifër tjetër, duke treguar amatorizmin e këtyre dy institucioneve, pergjegjese per mbarevajtjen e procesit te legalizimit dhe shpronesimin e banesave. “Aktualisht janë 207, prapë plus minus 3 se ka objekte të pabanuara. Nuk është bërë akoma skualifikimi. Jemi në fazën që rreshtohen objektet që preken. Paratë nuk jepen me skualifikimin. Dhe dëmshpërblimi nuk jepet me skualifikimin”, sqaroi Lame.

Banorët protestojnë prej 18 ditësh, pasi janë të pakënaqur me çmimin e kompensimit të banesave, i cili është larg çmimit të tregut.

Të fundit