Flash News

KRYESORE

Kontrata 2,5 milion euro, Rama sërish replika me Rakipin: Sillesh si parimor me mendjen te kuleta

Kontrata 2,5 milion euro, Rama sërish replika me Rakipin:  Sillesh si

Kryeministri Rama ka vijuar edhe sot akuzat ndaj disa prej analistëve kryesor në vend, të cilëve u ka vendosur epitetin ‘kadrinjtë’.

Në fokus të kryeministrit është Ylli Rakipi dhe Andi Bushati, për të cilët thekson se shpifin për ta rrëzuar nga pushteti.

“Kadrinjtë më qenkan turrur me radhë, ham e hum,tamam siç janë, lehaqenie pa din, pa iman,pa nishan. Ylli Kadriu e bën pêr të shpëtuar vatanin,shan e shpif bashkë me vëlla Andin që të rrëzojë Shejtanin! U kthye nga rruga, e la dhe ruletën, leh fort parimori se s'harron dot kuletën”, thekson Rama në ‘Tëitter’, duke iu referuar Rakipit, i cili për 10 vite ka pasur një kontratë qiraje me kompanine CEZ, nga e cila ka përfituar 2.5 milion euro.

Rakipi iu përgjigj mbrëmë kryeministrit, të cilin e quajti një të çmendur në prag të rrëzimit, ndërsa Bushati ende nuk ka reaguar publikisht.

Edhe analisti Artur Zheji nuk i priti mirë etiketimet e kryeministri Rama, të cilit iu përgjigj duke i thënë se overdoza e pushtetit do ta rrëzojë.

Të fundit