Flash News

KRYESORE

Kontrata e Milot-Balldre/ Shehaj: Ju tregoj vjedhjen e radhës së dyshes Rama-Gjiknuri

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një dokument, i cili sipas tij, është një kontratë korruptive e sapo miratuar nga Komisioni i Ekonomisë me trefishin e kostos, prej 213 milionë euro.

Sipas tij, oferta e Kompanisë ANK për ndërtimin e Milot-Balldre, të dorëzuar në 2017 ka qenë 76 milionë euro.

“Kjo është vjedhja e radhës e dyshes Rama-Gjiknuri prej gati 140 milionë euro. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet”, shkruan Shehaj.

Postimi i Shehajt:

76 milionë euro ka qenë oferta e Kompanisë ANK për ndërtimin e Milot-Balldre, të dorëzuar në 2017. Komisioni i Ekonomisë sapo miratoi kontratën korruptive me trefishin e kostos, prej 213 milionë euro.

Kjo është vjedhja e radhës e dyshes Rama-Gjiknuri prej gati 140 milionë euro. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.

Shikoni dokumentin e para 2 viteve!

 

Të fundit